Cilësia

Printoje PDF

Siguria ushqimore.

Konsoni kontrollon të gjitha proçeset e prodhimit që nga blerja e lëndës së parë, magazionimi, paketimi, sistemimi në vendet e ruajtjes dhe pikat e shitjes deri në momentin e blerjes së prodhimeve tona nga konsumatori.
Strukturat e tanishme të prodhimit dhe investimet e planifikuara i janë dedikuar përmirësimit të cilësisë së vezës dhe mishit për t`u garantuar konsumatorëve një produkt të shëndetshëm si nga pikëpamja mikrobiologjike, kimikofizike por edhe nga ajo organoleptike.
Studimet dhe kërkimet e vazhdueshme në perfeksionimin e prodhimit kanë bërë që “Konsoni“ Sh.p.k. gjithmonë të jetë një hap para konkurencës.
Për të arritur të gjitha këto “Konsoni” Sh.p.k. përveç kontrollit sistematik që i`u bën tufave me personelin e vet bashkëpunon edhe me Institute të ndryshme për kontrollin e shëndetit të tufave, si dhe kontrollin e lëndës së parë. Këtu do të kishim cekur bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me Fakultetin e Bujqësisë Prishtinë, Institutin Veterinar Prishtinë, IKV Tiranë, Institutin e Veterinarisë Shkup etj.

Mishi i zogjeve Konsoni

I gjithë procesi i rritjes së zogjve bëhet në kushte të larta higjienike dhe shëndetësore.

Vezët Konsoni

I gjithë procesi i prodhimit të vezëve kryhet brenda standardeve europiane në masa të rrepta higjiene.

Ushqimi i shpendëve

“Konsoni” Sh.p.k. ka një linjë moderne për prodhimin e ushqimit për shpendë.